Kungujt gjigantë u transformuan në varka me vela për gara në Oregon. “Është një ide paksa qesharake, prandaj është kaq popullore”, tha Heidi Marx, koordinatorja e eventit. “Sa shpesh mund të thuash se ke parë njerëz me kostume duke lundruar me kunguj në një liqen?” Parker Johnson zuri vendin e parë në garë.
Rikujtojmë se kungulli prej 1,064 kilogramësh i një kultivuesi nga Kalifornia, u quajt kungulli më i mirë në Kampionatin Botëror të Peshimit të Kungujve Safeway 2025 në Half Moon Bay, Kaliforni. Burri nga Santa Rosa, Brandon Dawson, kungulli i të cilit ishte i dyti në peshimin e vitit 2024, zuri vendin e parë në eventin e këtij viti.
Travis Gienger, i cili fitoi konkursin e vitit të kaluar me një kungull prej 1,120 kilogramësh, tha se kungullin që u përpoq të kultivonte për peshimin e këtij viti përfundoi duke u çarë më herët gjatë sezonit, kështu që ai mori pjesë në eventin e vitit 2025 për të brohoritur miqtë e tij si spektator. Dawson u vlerësua me një çmim prej 21,114 dollarësh, 9 dollarë për çdo kilogramë kungull.