Ferma britanike që mban Rekordin Botëror Guinness për mozaikun më të madh të kungujve zbuloi artin e këtij viti. Fermeri Ian Nelson nga Sunnyfields Farm, pranë Totton, Hampshire, tha se njerëzit votuan për ta shndërruar në mozaik personazhin e luajtur nga Michael Keaton në filmin e Tim Burton të vitit 1988 dhe vazhdimin e këtij viti.
“Ka mbi 10,000 kunguj në mozaik, u deshën rreth 50 orë planifikim në letër dhe më pas e ndërtuam atë brenda një dite me 15 persona”-tha Nelson. “Të gjithë kungujt në mozaik janë të ngrënshëm dhe janë të njëjtët kunguj që kemi nëpër fusha që vizitorët mund t’i marrin, t’i vendosin në karrocën e tyre dhe t’i blejnë për t’i çuar në shtëpi”-shtoi ai.