Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Europën dhe Euro-Azinë, Wess Mitchell deklaroi se “Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian synojnë reformimin e Ballkanit në rrugën drejt BE-së”. Gjatë një fjalimi në Bruksel, Mitchell theksoi se “Pavarësisht dallimeve mes tyre, shumë çështje i bashkojnë aleatët”. Zyrtari i lartë përmendi përpjekjet që Rusia të përgjigjet për aneksimin e Krimesë, si dhe për ndalimin e armëve kimike e ndërprerjen e politikave të padrejta tregtare të Kinës. Gjithashtu, Mitchell theksoi se Amerika bashkëpunon me Bashkimin Europian rreth Kosovës e Serbisë.