Aktualitet

Momenti i Brojës po afron, trajneri i Burnley-t: “Ka bërë një punë shumë të mirë, mund të grumbullohet këtë fundjavë”!

Trajneri i Burnley-t, Scott Parker, ka dhënë një përditësim për gjendjen e sulmuesit shqiptar Armando Broja, i cili ende nuk ka debutuar me skuadrën e tij të re.

Broja nuk ishte as në listën e grumbulluar për ndeshjen e parë ndaj Tottenham-it, por duket se momenti i tij po afron. Parker tha:

Armando është tashmë një javë më tej në procesin e rikuperimit, ka bërë më shumë punë dhe kjo më gëzon shumë. Ai po i afrohet mundësisë për të qenë i përfshirë këtë fundjavë.

Burnley do të përballet në ndeshjen e radhës me Sunderland-in dhe ka shumë mundësi që kjo të jetë sfida e parë ku Broja mund të marrë minuta me fanellën e re.

Broja ka firmosur me shpresën për të rigjetur formën e tij pas dëmtimeve dhe për të ndihmuar Burnley-n të qëndrojë në elitë. Megjithatë, kjo klauzolë do të thotë se çdo lëvizje e tij në të ardhmen mund të ketë ndikim të madh financiar për të dy klubet.