Sport

Momenti më i bukur i Botërorit?! Era Istrefi: Dy golat e shqiptarëve kundër Serbisë!

Përpara sfidës finale të së dielës mes Francës dhe Kroacisë, në “Luzhniki Stadium” të Moskës do të interpretohet “live” kënga zyrtare e Botërorit nga Era Istrefi, Niki Xhem dhe Will Smith. Sot FIFA organizoi një konferencë me 3 këngëtarët. E pyetur se cili është për të futbollisti më i mirë, Era nuk ka pasur dyshimi: “Ai është Cristiano Ronaldo”. Kur u pyet për momentin më të bukur të këtij botërori, për të ishte ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë, kur dy lojtarë me origjinë shqiptare shënuan.