Aktualitet

Morën peng biznesmenin, pranga dy vajzave në kërkim!

Dy vajza, të shpallura në kërkim tre ditë më parë, kanë rënë në pranga e bluve të Tiranës, pasi dyshohet se janë të përfshira në ngjarjen ku një biznesmen u mbajt peng për disa orë në një apartament në kryeqytet.

Të arrestuarat janë shtetaset M.M., 21 vjeçe dhe S.C., 25 vjeçe të cilat në bashkëpunim me shtetasit Lusjan Kimza dhe Agustin Kimza morën peng 27-vjeçarin, dhe e dhunuan fizikisht atë, në ambientet e apartamentit.

Pasi 27-vjeçari iu ka dhënë 5000 euro, ata e kanë kanosur sërish atë, që t’iu jepte një shumë tjetër parash.

Aktualisht po punohet për kapjen e shtetasit me iniciale K.N, i cili është shpallur në kërkim.