Showbiz

Morena Taraku reagon pas tërmetit në Turqi: “Jam ende e traumatizuar, por…”

Modelja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Morena Taraku, ka reaguar për herë të parë pas tërmetit që goditi sot (e mërkurë) qytetin e Stambollit në Turqi.


Përmes një postimi në InstaStory, ajo ka konfirmuar se ndodhet mirë me shëndet dhe ka ndarë përjetimin e saj dramatik në momentin e lëkundjeve sizmike. Taraku tregoi se në atë çast ndodhej në spital së bashku me të atin.

Isha me babanë në spital, pak metra larg tij, kur e ndjeva tërmetin. Vrapova brenda duke bërtitur ‘babi, babi’, derisa i kapa dorën dhe dolëm jashtë

Ngjarjen ajo e përshkroi si një skenë filmi dhe shtoi se kurrë nuk kishte menduar se do ta përjetonte diçka të tillë.

Ngjarja ishte e papërshkrueshme, ju betohem që ishte si një film. Zoti e bekoftë! S’e kam imagjinuar kurrë që nëse ballafaqohem me vdekjen do të shkoja pa të. Jam akoma e traumatizuar, por jemi mirë

Morena përfundoi mesazhin e saj duke falënderuar të gjithë ata që janë shqetësuar për gjendjen e saj:

Faleminderit të gjithëve për kujdesin dhe dashurinë. Zoti i mbrojtë të gjithë dhe shpresoj që diçka më e keqe të mos ndodhë kurrë.