Sport

Mori karton të kuq në debutimin me Besiktas, por fati i buzëqesh Asllanit!

Kristjan Asllani nuk e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën te Besiktas, pasi u ndëshkua me karton të kuq ndaj Konyaspor, pas vetëm 5 minutash lojë nga aktivizimi. Gjithsesi, Asllani është me fat, pasi rregullorja i vjen në ndihmë. Ai do jetë gati për ekipin në sfidën e radhës të kampionatit.

Rregullorja bën të mundur shlyerjen e kartonit të kuq në çdo kompeticion ku ekipi merr pjesë, kështuqë diçka e tillë vjen në ndeshjen e Kupës në mesjavë ndaj Kocaelispor. Asllani do të mund të luajë në fundjavë në kampionat, në sfidën që Besiktas ka në program ndaj Alanyaspor.

LEXO EDHE: I ndjekur nga Kombëtarja shqiptare, futbollisti shkodran nënshkruan me Leipzig

Pritshmëritë për të janë të mëdha, me tifozët që presin me padurim paraqitjet e tij. Në takimin e parë me fanellën e Besiktas, Asllani kontribuoi te një gol. Beshiktash do të paguajë rrogën e Asllanit për pjesën e mbetur të sezonit, ndërsa ka një klauzolë prej rreth 11 milionë eurosh për blerjen e tij në fund të këtij edicioni.

LEXO EDHE: Tenis, rikthehet Serena Williams? Amerikania nuk e përjashton, mund të bëjë njoftimin gjatë Super Bowl