Tech

Mos e besoni po të doni…/Krijuesit në Facebook mund të fitojnë para nga tregimet e tyre!

Meta ka njoftuar se krijuesit në programin Content Monetization të Facebook tani mund të fitojnë para duke i lejuar njerëzit të shohin Facebook Stories të tyre. Duke marrë parasysh mënyrën e thjeshtë të publikimit të përmbajtjes, Stories përfaqëson një mundësi mjaft të lehtë për krijuesit që të fitojnë shtesë nga përmbajtja që publikojnë në Facebook. Mundësia për të fituar nga Stories është e disponueshme në të gjithë botën, e bazuar në performancën e postimeve dhe Stories duhet të jenë të hapura për publikun që të mund të monetezohen. Krijuesit që ende nuk janë pjesë e programit Content Monetization mund të aplikojnë përmes faqeve të internetit të Metës.

Ky mënyrë e re pagese është vetëm përpjekja më e fundit e Metës për të nxitur krijuesit që të publikojnë përmbajtje në Facebook në vend të Instagram ose aplikacioneve të tjera. Në janar, kompania prezantoi programin e bonuseve, i cili ofron 5000 dollarë për krijuesit që tashmë kanë një prani në një platformë tjetër të mediave sociale, për të publikuar një sasi të caktuar fotografish dhe videosh në Instagram dhe Facebook.

Koha e prezantimit të programit tregon qartë se Meta dëshiron të tërheqë krijuesit që do të humbin shpejt qasjen në TikTok. Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump përkohësisht “shpëtoi” rrjetin social, duke i dhënë kohë krijuesve për të vepruar, por Meta po përpiqet ta shfrytëzojë kaosin në maksimum. Ndërkaq, Meta ka shkarkuar afërsisht 20 punonjës të cilët zbuluan informacione konfidenciale jashtë kompanisë, sipas një zëdhënësi. “Ne u themi punonjësve kur ata bashkohen me kompaninë dhe u ofrojmë rikujtues periodik se është kundër politikave tona të nxjerrim informacione të brendshme, pavarësisht qëllimit”-thotë zëdhënësi i Meta-s, Dave Arnold për The Verge. “Kohët e fundit kemi kryer një hetim që rezultoi në largimin e rreth 20 punonjësve për ndarjen e informacionit konfidencial jashtë kompanisë dhe ne presim që do të ketë më shumë. Ne e marrim këtë seriozisht dhe do të vazhdojmë të ndërmarrim veprime kur të identifikojmë rrjedhjet”-ka thënë më tej ai.