Gossip Showbiz

“Mund të telefonojë kur të dojë…” Vëllai i Rogertit reagon pas deklaratës së babait të Selinës!

Përplasjet jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Albania po bëhen po aq të forta sa edhe ato brenda saj. Këtë herë ka reaguar vëllai i Rogertit, Xhuljo, pas deklaratës së bujshme të babait të Selinës.

Ky i fundit kishte paralajmëruar publikisht se situata duhej parë sipas “ligjeve dhe kanuneve”, duke e konsideruar fyerjen ndaj vajzës si ofendim ndaj gjithë familjes.

Në një intervistë për “Shqipëria Live”, Xhuljo u shpreh se deklarata të tilla nuk ndihmojnë dhe se situata duhet zgjidhur me qetësi, jo me kërcënime publike.

Ai theksoi se do të ishte shumë më mirë që familjet të komunikonin drejtpërdrejt, larg kamerave.

Do ishte më mirë të fliste privatisht, jo në televizor. Mund të telefonojë kur të dojë dhe të sqarohen. Ne nuk duam konflikt

-u shpreh ai.

Sipas tij, situatat brenda shtëpisë janë pjesë e lojës dhe nuk duhet të merren kaq seriozisht nga jashtë. Ai shtoi se edhe Rogerti është përballur me komente për familjen e tij, por gjithsesi mbetet pjesë e dinamikës së formatit.

Në fund, Xhuljo bëri thirrje për qetësi, duke theksuar se tensionet e krijuara jashtë nuk ia vlejnë dhe vetëm sa e përkeqësojnë situatën.