Vazhdojnë tensionet diplomatike Moskë-Athinë. Ministria Ruse e Punëve të Jashtme thirri në takim Ambasadorin Grek, Andreas Fryganas, të cilit i shprehu kundërshtimet për dëbimin e dy diplomatëve dhe ndalimin e dy të tjerëve që të hyjnë në Greqi. Rusët akuzohen për nxitje të protestave që synonin bllokimin e Marrëveshjes për Emrin e Maqedonisë. Pa dakordësinë e Athinës, Shkupi nuk do të merrte ftesën për anëtarësimin në NATO. Ndërkaq, Rusia akuzon Shtetet e Bashkuara se qëndrojnë pas vendimit të Qeverisë Greke për diplomatët e saj.