Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e sotme, vendi ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu të herëpashershme, me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Por, në veri-perëndim dhe jug-perëndim janë kryesisht mesatare, hera-herës të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Në mbrëmje, reshjet ndërpriten.
Në lartësi mbi 600-700 metra në verilindje dhe mbi 1 000 metra në juglindje ka reshje bore me intensitet të ulët, ndërsa në Alpe dhe verilindje, mund të arrijnë intensitet mesatar.
Era fryn nga juglindja-veriperëndimi, me shpejtësi mesatare 7 m/s, hera-herës duke arritur deri në 18 m/s përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore. Në detet Adriatik dhe Jon, valëzimi është i forcës 3-4 ballë.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak rekomandon qytetarët të ndjekin përditësimet e motit për informacion të saktë dhe të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve në kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
8/14
Re, shi
Kukës
3/12
Re shi, borë, diell
Lezhë
8/16
Re, shi
Dibër
2/12
Re, shi, borë, diell
Durrës
8/15
Re, shi, diell
Tiranë
9/13
Re, shi, diell
Elbasan
7/13
Re, shi
Berat
8/17
Re, shi, diell
Vlorë
10/16
Re, shi, diell
Korçë
3/12
Re, shi, diell
Gjirokastër
8/13
Re, shi, diell
Sarandë
8/14
Re, shi