Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, SHMU bëri të ditur se ditën e sotme, vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje.
Era fryn me drejtim nga kuadrati i veriut, me shpejtësi mesatare 6 m/sek dhe që hera-herës e në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 14 m/sek. Valëzimi në dete është i forcës 1-3 ballë.
Temperaturat variojnë nga minus 3 në 18 gradë Celsius.