Aktualitet

Moti i keq, dëme të mëdha për fermerët në Gjirokastër

Moti i keq i fundjavës shkaktoi dëme të mëdha për fermerët në Lunxhëri të Gjirokastrës. Gjysma e prodhimit në vreshta e ullishte është dëmtuar për shkak të breshërit. Fenomeni që përsëritet në këtë zonë brenda dy vjetësh i gjen të pambrojtur fermerët, nga kostoja e lartë që u shkakton jo rrallë moti i keq.