Moto G06 pritet të jetë modeli më i ri në serinë e njohur të Motorola Moto G. Edhe pse Moto G05 ka vetëm disa muaj që është lançuar, G06 tashmë është shfaqur në listat e një shitësi evropian. Telefoni do të vijë me 64GB memorie për 122.90 euro dhe 256GB për 169.90 euro, të dy me 4GB RAM. Mungesa e një versioni 128GB është e pazakontë, por mund të jetë çështje e listimit paraprak. Moto G06 do të jetë në dispozicion në tre ngjyra me emra të pazakontë; Tapestry, Arabesque dhe Tendril. Detajet e plota të specifikimeve nuk janë zbuluar ende, por pritet të sjellë përmirësime krahasuar me G05.
Motorola ka prezantuar zyrtarisht tre smartphone nga seria G. Edhe pse pamja e tyre është pothuajse identike, pajisjet dallojnë në mënyrë të lehtë përsa i përket specifikave teknike. Moto G86 dhe G86 Power ndajnë të njëjtin harduer bazë, me përjashtim të baterisë. Modeli Power është i pajisur me një bateri me kapacitet prej 6,720 mAh, e cila është më e madhja që është integruar ndonjëherë në një smartphone të Motorola-s. Moto G56, nga ana tjetër, është një model më i përballueshëm me specifika më modeste dhe çmim më të ulët.
Të dy modelet G86 përdorin një ekran OLED 6.67 inç me rezolucion FHD+ dhe frekuencë rifreskimi adaptuese prej 120 Hz. Ndriçimi maksimal lokal i panelit arrin deri në 4,500 nits, ndërsa është i mbrojtur me xham Gorilla Glass 7i dhe ka një sensor të integruar për gjurmët e gishtërinjve. Të dy telefonët funksionojnë me procesorin MediaTek Dimensity 7300, të kombinuar me 8 GB RAM dhe 256 ose 512 GB memorie të brendshme.