Lajmet e fundit

Të zbukuruar me kristale Swarovski, Motorola prezanton një edicion special të telefonit Edge 70!

Motorola fillimisht prezantoi smartphone-in Edge 70 në tetor në tre ngjyra Pantone, të cilat janë Gadget gri, Lily Pad dhe Green Bronze dhe tani kompania ka njoftuar një nuancë të re speciale që feston ngjyrën Pantone të vitit 2026, e cila quhet Cloud Dancer. Kjo ngjyrë përshkruhet si “një nuancë e bardhë e ajrosur që komunikon qartësi në vend të rrëmujës, butësi në vend të spektaklit dhe prezencë në vend të presionit”.

Detaj i veçantë janë kristalet Swarovski. Smartphone do të jetë i disponueshëm në “tregje të përzgjedhura” në mbarë botën. Çmimi dhe data e daljes ende nuk janë shpallur. Ndërkaq, modeli më i ri me palosje i kompanisë Motorola, Razr 60 Ultra, është fitues i çmimit të këtij viti në kategorinë EISA Foldable Smartphone. Sipas Motorolës, ky telefon “kombinon performancën e lartë dhe prakticitetin në një formë kompakte”.

Ai funksionon me çipin më të ri Snapdragon 8 Elite me arkitekturë 3nm dhe ka 16 GB RAM, çka i mundëson të përballojë pa problem edhe detyrat më kërkuese, si lojërat apo punën shumëfunksionale (multitasking). Me 25 për qind konsum më të ulët të energjisë, ai ruan efikasitetin si në formën e palosur, ashtu edhe të shpalosur.

Dizajni i tij karakteristik përfshin një ekran të brendshëm pOLED 7 inç me rifreskim prej 165Hz, ndërsa ekrani i jashtëm 4 inç, plotësisht funksional, lejon përdorimin e aplikacioneve dhe ndërveprimin pa qenë nevoja ta hapësh telefonin. Dizajni kompakt dhe i qëndrueshëm është përmirësuar me një menteshë të ridizajnuar dhe të forcuar me titan, si dhe me mbrojtje IP48 kundër pluhurit dhe ujit, duke e bërë këtë model më të qëndrueshmin nga seria Razr deri më sot.