Sport

MotoGP në Le Mans/ Frikë për Marc Marquez në Garën Sprint, rrëzohet dhe pëson frakturë në këmbë, do të operohet!

Momente frike në Le Mans për Marc Marquez. Piloti spanjoll i Ducatit u bë viktimë e një rrëzimi shumë të fortë në xhiron e fundit të Garës Sprint në Çmimin e Madh të Le Mans teksa ishte në vendin e 7.

Kampioni i botës në fuqi pësoi një goditje të fortë dhe rrezikoi që shtypej nga motori i tij që u shkatërrua. Megjithatë ai arriti të ngrihej me këmbët e veta duke bërë që të gjithë të merrnin frymë lirisht. Duke ndjerë dhimbje, Marquez hipi në scooterin që e dërgoi në bokset e skuadrës së tij dhe nuk e mbështeste dot në tokë këmbën e djathtë, ajo që u përplas më fort në asfaltin e pistës.

Më pas, piloti i Ducatit u dërgua në spital për të kryer kontrollet në këmbën e dëmtuar dhe ekzaminimet evidentuan frakturë në metatarsin e pestë me 33 vjeçarin që do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Po kështu ai do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje edhe për heqjen e një prej vidave në shpatullën e tij.

LEXO EDHE: Marrëdhënie e tendosur me drejtorin ekzekutiv, Tare dhe Allegri mund të lënë Milanin në këtë verë. Gati edhe zëvendësuesi

Kjo do të thotë se ai padyshim do të humbasë garën në Le Mans si dhe Çmimin e Madh të Katalonjës që është programuar të zhvillohet në fundjavën e 15-17 marsit. Përsa i përket Garës Sprint, ajo u fitua nga Jorge Martin, që la në vendin e dytë Francesco Bagnaian, fitues edhe i pole position, ndërsa në vendin e tretë u pozicionua kryesuesi aktual i botërorit të MotoGP, Marco Bezzecchi.

LEXO EDHE: El Clasico më e veçantë në histori, Barcelona shet të gjitha biletat dhe regjistron fitime rekord