Motra e Mateos, Kejsi Borri, ka qenë e ftuar në emisionin “She’s on air”. Ajo ka komentuar lojën e të vëllait në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.
E jo vetëm kaq, pasi moderatoret e kanë pyetur edhe në lidhje me Brikenën, për banoren që Mateo ka pëlqim dhe duket se po krijojnë një lidhje brenda shtëpisë.
Kejsi u shpreh se babai i saj nuk e ka përmendur akoma fjalën nuse, por si paraqitje i pëlqen të paktën, se është duke e njohur vetëm nëpërmjet televizionit.
Për Brikenën çfarë mendimi ka, e ka thënë fjalën nuse apo akoma?
Fjalën nuse nuk e ka përmendur akoma, por që dhe babit tim i pëlqen Brikena le të themi si paraqitje të paktën se nuk është se e njeh tamam. E njeh vetëm nëpërmjet televizionit dhe e njeh aq sa e njohin të gjithë.
Mateo ka bërë disa ndërhyrje për pjesën e veshjes së Brikenës, babi është ok me këtë?
Babi im të paktën me mua në veshje nuk ka qenë aq i rreptë, kurse Mateo ka qenë. E ka pjesë të karakterit. Ka patur raste që dilja nga shtëpia dhe mund t’i dukej një fustan pak më i shkurtër dhe më thoshte a ka mundësi ta ulësh atë fustan para se të dalësh. Por që të jetë i rreptë, i keq, nuk është. Ta thotë me lezet që ti t’a marrësh në konsideratë.