Film & Tv

“Mr. Nobody Against Putin” fitoi Oscar për dokumentarin më të mirë!

“Mr. Nobody Against Putin” fitoi çmimin Oscar për dokumentarin më të mirë, duke u bërë realizimi i tretë në katër vitet e fundit që lidhet me Rusinë dhe që triumfon në këtë kategori.

Në përmbajtje trajton realitetin e jetës në shtetin dhe presionin e sistemit politik. Kjo bëhet duke ndjekur historinë e një mësuesi që përpiqet të kundërshtojë propagandën pro-Kremlinit në shkolla.

Edhe dy fitues të tjerë të viteve të fundit kanë pasur në qendër Rusinë. Dokumentari 20 Days in Mariupol, që trajton luftën ruse në Ukrainë, fitoi çmimin në vitin 2024, ndërsa më 2023-shin triumfoi Navalny, kushtuar aktivistit rus të opozitës Alexei Navalny.

Ndërkohë, vitin e kaluar çmimin për dokumentarin më të mirë e fitoi “No Other Land”, që ka në fokus aktivistë palestinezë në Bregun Perëndimor.

Fitoret e viteve të fundit tregojnë se dokumentarët me tema politike dhe konflikte ndërkombëtare kanë qenë në qendër të vëmendjes së Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit. Edhe këtë vit, ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar u transmetua live në Top Albania Radio e Top Channel.