Në skajin të bregdetit të Oregonit, pranë Cape Perpetua, ndodhet një fenomen natyror, një vrimë e madhe në shkëmb, e njohur si “Vrima e Thor-it”. Kjo “vrimë që gëlltit ujin” duket sikur është pa fund, duke tërhequr dhe lëshuar valët e Paqësorit me një forcë të papërshkrueshme. Edhe pse nuk është vërtet e pafund, pamja e saj e bëjnë atë një nga atraksionet më dramatike natyrore të Oregonit.

E vendosur rreth 5 kilometra në jug të qytetit të Yachats, ajo është gdhendur në shkëmbin bazaltik dhe ka lindur si një shpellë detare mijëra vite më parë. Me kalimin e kohës, tavanet e saj u shembën, duke krijuar një formë të thellë dhe duke e shndërruar shpellën në atë që shohim sot: një vrimë që merr dhe shpërndan ujë në mënyrë të vazhdueshme. Për shkak të fuqisë së saj, disa e quajnë edhe “Porta e Ferrit”.
Besoni apo jo në shpirtra, “turizmi i së frikshmes” ka kthyer vende të errëta dhe misterioze në atraksione turistike me miliona vizitorë çdo vit. Ndryshe nga shtëpitë e frikshme të përkohshme që hapen në periudhën e Halloween-it, këto vende janë “të vërteta”, të mbushura me histori makabre, sekrete të errëta dhe pamje që të ngrijnë gjakun.
Rikujtojmë, se krateri i famshëm në Darvaza, i njohur si “Porta e Ferrit”, vazhdon të digjet që prej vitit 1971, kur një shpim aksidental i gjeologëve sovjetikë çoi në shembjen e tokës dhe çlirimin e një sasi të madhe gazi. Me qëllim shmangien e një katastrofe shëndetësore nga gazi toksik, ata i vunë flakën vendit, duke supozuar se zjarri do të shuhej për disa ditë. Sot, flakët ende nuk janë shuar. Në vitin 2022, ish-presidenti Gurbanguly Berdymukhamedov dha urdhër për shuarjen e kraterit, duke theksuar se emetimet e gazit dëmtojnë mjedisin dhe shëndetin e popullsisë. Për më tepër, ai nënvizoi se humbja e gazit përbën një dëm ekonomik për vendin, i cili mbështetet gjerësisht te eksporti i gazit natyror.