I ftuar emisionin “Pardon My French” ka qenë Lorik Cana. Ish-kapiteni i Kombëtares sonë të futbollit ka zbuluar më shumë detaje ekskluzive në lidhje me projektin e tij më të ri për shqiptarët dhe arbëreshët në Siçili dhe në Kalabri. Një seri dokumentarësh shumë interesantë.
Ai ka treguar me detaje gjithçka dhe arsye se pse ka vendosur që të krijojë për një të ardhme të sigurtë për fëmijët këtu…
Ne kemi pasur mundësinë me ekipin kombëtar që të mblidheshim. Ishim një pjesë që ishim rritur jashtë, fëmijë emigrantësh më një dëshirë të madhe për të arritur diçka në jetë. Të uritur për të bërë diçka, një histori të suksësshme.
Më tej ai shtoi se:
Kemi bërë diçka sepse ne ishim në ato kushte ku ne nuk kishim më zgjidhje tjetër. Tani ajo që është e rëndësishme për ne është që t’jua mundësojmë sa është e mundur të njëjtat kushte fëmijëve dhe shoqërisë këtu.