Bota

Murgjit në Tajlandë i dorëzuan rreth 12 mln dollarë një gruaje, i shantazhonte me foto dhe video gjatë marrëdhënieve seksuale!

Policia tajlandeze ka arrestuar një grua të njohur me nofkën “Zonja Golf”, e cila akuzohet për marrëdhënie seksuale me murgj.

Më pas ajo ka shantazhuar të paktën nëntë prej tyre ndërsa ka përfituar një shumë prej 11.9 milionë dollarë nga shantazhet gjatë tre viteve të fundit.

LEXO EDHE: Dalai Lama: “Pas vdekjes sime do të emërohet një pasardhës…”

Hetuesit zbuluan në shtëpinë e saj mbi 80,000 foto dhe video të përdorura për të kërcënuar murgjit, të cilët më pas i transferonin shuma të mëdha parash. Rasti u bë publik kur një abat në Bangkok u tërhoq papritur nga jeta murgjore pas shantazheve të saj.

Policia tha se “Zonja Golf” kishte pretenduar edhe se kishte mbetur shtatzënë nga një murg dhe kërkonte mbështetje financiare. Paratë, sipas hetimeve, janë përdorur pjesërisht për lojëra fati online.

LEXO EDHE: Manastiri budist nën hetim, gjenden 41 kufoma në Tajlandë!

Skandali ka tronditur institucionin e respektuar të Budizmit tajlandez, që prej vitesh është përballur me akuza për krime seksuale, korrupsion dhe trafik droge. Si reagim, Këshilli Suprem i Sanghas ka paralajmëruar rishikim të rregullave të manastireve, ndërsa qeveria po kërkon masa ndëshkuese më të rrepta për murgjit që shkelin kodin etik.

Në Tajlandë 90% e popullsisë identifikohen si Budistë. Shumë burra zgjedhin të bëhen përkohësisht murgj, për të akumuluar karma pozitive.