Një manastir budist në Tajlandën qendrore është nën hetim pas zbulimit të 41 trupave që besohet se janë përdorur për një praktikë të veçantë meditimi, tha policia. Trupat u zbuluan të shtunën në manastirin Pa Nahon Chaibovorn në pjesën qendrore të vendit, tha policia, duke shtuar se me secilin trup u gjetën dokumente, një certifikatë vdekjeje dhe një certifikatë dhurimi të trupit.
Policia duhet të kontrollojë me familjet e të ndjerëve nëse ata kanë dhuruar vullnetarisht kufomat. Policia deklaroi se:
Ne duam të sigurohemi që asnjë trup të mos jetë vjedhur.
Kërkimi filloi disa ditë pasi policia zbuloi 12 trupa në një manastir në një provincë fqinje. Kreu i manastirit në provincën Fitchit ku u gjetën 41 kufomat, Ajarn Saiphon Fandito, tha se përdorimi i kufomave ishte pjesë e një “teknike meditimi” që ai kishte zhvilluar.
Shumë nga ata që vijnë për të mësuar janë besimtarë dhe të gjithë këta murgj e përcjellin atë njohuri. Nuk e di se sa prej tyre kanë adoptuar teknikën time.