Radioja publike e Izraelit u detyrua t’u kërkojë ndjesë dëgjuesve, pas vendosjes së një pjese nga Richard Wagner. Kompozitori gjerman i shekullit të XIX vazhdon të mbetet i diskutueshëm në vend, për shkak të atij që konsiderohet si antisemitizëm ngjitës i muzikantit të madh, si dhe faktit që preferohej shumë nga Hitleri. Kompozitori ishte gjithashtu autori i një pamfleti që dilte në përfundimin se hebrenjtë janë të paaftë për shprehje artistike.