Art & Kulturë Live From Tirana Music

Muzikë, art dhe jo vetëm, ja çfarë ju pret në MUSE-X Expofest!

E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë regjisorja Iris Canaj, për të zbuluar më shumë detaje mbi MUSE-X Expofest. Ja çfarë do të ndodhë në këtë event madhështor që do të zgjasë tre ditë

Çfarë na pret sot?

Ka një skenë ku do të ndodhin ‘beteja’ mes artistëve të ndryshëm çdo ditë. Sot është beteja e muzikës elektronike, DJ/Producers përballë njëri-tjetrit. Nesër është beteja e hip-hopit dhe pasnesër janë open jams sessions për rock dhe në mbrëmhe është festivali që ka një line-up shumë të mirë. Gjithashtu ka konferenca me panelistët që do të flasin mbi tema të ndryshme lidhur me industrinë e muzikës. Flasim që nga mënyra si prodhohet, si marketohet një këngë, kush janë bashkëpunëtorët e duhur, për të drejta autoriale, e të tjerë. Është një panair ku mund të njohin vende të ndryshme që merren me organizime, që artistë të ndryshëm, individë, labels, mund të krijojnë bashkëpunime me njëri-tjetrin.

Është dhe këndi i artit, ku do të kemi terapi arti nga Lorela Garuli dhe Franc Koruni dhe është falas. Njerëzit deri në orën 17:00 do të kenë mundësi të hyjnë falas dhe ta shijojnë. Vetëm pjesa e festivalit është me biletë, që kushton 1000 lek nata ose 2000 lek të treja netët. Është një çmim i përballueeshëm nga të gjithë.

Kemi dhe një diskutim midis arkitekturës dhe dizajnit, nga Alba Canaj dhe Sonja Joiç, që lidhet dhe me pjesën Tirana Design Week, Tirana Architecture Week dhe si ndërlidhet studimi me tregun e punës për arkitektët dhe dizenjuesit. Kemi dhe orën e historisë së artit me studentë, që publiku të kuptojë si funksionon një orë e hapur në Akademinë e Arteve.

Do të kemi patjetër workshop, përveç atyre që lidhen me temën e muzikës, kemi dhe workshop se si të personalizojnë ‘tote bags’ e tyre, si të pikturojnë ose si të krijojnë produkte shtëpiake me beton ose porcelan. Do të ketë realizim maskash.