Myanmari dënon me 7 vjet burg, dy gazetarë të agjencisë së lajmeve Reuters, për zotërim të paligjshëm të dokumenteve zyrtare. Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo hodhën poshtë akuzat dhe deklaruan se policia vendase iu ngriti kurth pasi iu mundësoi aksesin në këto dokumenta. Vitin e kaluar, ata denoncuan genocidin shtetëror ndaj komunitetit Rohingya në Rakhine, rajon në Perëndim të Myanmarit.