Gossip Showbiz

“Na donin vetëm si…” Antonio Banderas zbulon prapaskenat e errëta të Hollywood-it?

Antonio Banderas ka rrëfyer së fundmi vështirësitë që hasi në fillimet e tij në Hollywood, duke zbuluar stereotipet me të cilat përballeshin aktorët latino dhe afro-amerikanë.

Në një intervistë të fundit, ai kujtoi se në fillim i ishte thënë hapur se aktorë si ai mund të luanin vetëm role negativë.

Na thanë se jemi këtu për të luajtur keqbërësit

-u shpreh aktori, duke nënvizuar barrierat që ekzistonin në industrinë e filmit.

Megjithatë, karriera e tij mori një kthesë të madhe me rolin e heroit në The Mask of Zorro, ku ai interpretoi një figurë pozitive dhe ikonike.

Disa vite më vonë kisha maskën, shpatën dhe pelerinën, ndërsa keqbërësi ishte bjond me sy blu

-shtoi ai, duke ironizuar stereotipet e dikurshme.

Banderas theksoi gjithashtu rëndësinë e rolit të tij në filmin e animuar Puss in Boots, ku zëri dhe karakteri i tij përfaqësojnë një figurë pozitive për fëmijët.

Ata shohin një mace që flet spanjisht dhe është një djalë i mirë

-u shpreh ai.

Pas një dekade suksesi në Spanjë, përfshirë bashkëpunimet me Pedro Almodóvar, aktori debutoi në Hollywood në vitin 1992 me filmin The Mambo Kings.

Gjatë viteve ’90, ai u bë një nga emrat më të njohur përmes projekteve si Philadelphia, Interview with the Vampire dhe Desperado. Në vitin 1996, ai interpretoi Che Guevara përkrah Madonna në Evita, përpara se të merrte rolin që do ta kthente në një ikonë globale.

“The Mask of Zorro”, ku luajti përkrah Anthony Hopkins dhe Catherine Zeta-Jones, u kthye në një sukses të madh ndërkombëtar, duke gjeneruar miliona në arkëtime dhe duke forcuar statusin e tij në Hollywood.