Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.
Imagjino futesh në Google dhe shikon që kanë nxjerrë një model të ri gjenerimi imazhesh me emrin më… të papritur që mund të mendosh: Nano Banana Pro. Tingëllon si lojë, por në realitet është versioni më serioz që kanë bërë deri tani. Dhe po, është më i fuqishëm dhe më i shtrenjtë.
Ky model i ri është ndërtuar mbi Gemini 3, dhe ndryshimi me versionin e kaluar është si të krahasosh kamerat e Android me një aparat profesional. Tani mund të kontrollosh çdo detaj: këndin e kamerës, ndriçimin, thellësinë e fushës, fokusin, ngjyrat—si të kesh një studio të tërë në dorë. Për më tepër, rezolucioni shkon deri në 4K, që është një hap i madh nga limiti i vjetër 1024×1024.
Modeli shkruan edhe tekstin shumë më mirë, dhe këtë herë e shkruan saktë, me font të ndryshëm, stile të ndryshme, edhe gjuhë të ndryshme. Ka edhe kërkim në internet: i thua të gjejë diçka dhe jo vetëm e gjen, por ta kthen në imazh apo kartolina studimi.
E vetmja gjë është që Nano Banana Pro nuk është i lirë për t’u përdorur. Versioni i vjetër kushtonte rreth tre cent për imazh; ky i riu shkon mbi dhjetëfish për 2K dhe edhe më lart për 4K. Por në këmbim merr imazhe shumë më të detajuara, deri në gjashtë foto të ngjashme, ose kombinim objektesh derisa të ndihesh sikur po drejton një set fotografik.
Me pak fjalë, Nano Banana Pro është shumë larg emrit të vet. është bërë për profesionistë—thjesht tingëllon si lodër për të mos trembur njeri.