Aktualitet

Ndahet nga jeta në Paris mjeshtri i madh i artit shqiptar Ilia Terpini

Ndahet nga jeta në moshën 82 vjeçare mjeshtri i madh i artit shqiptar. Ilia Terpini ndërroi jetë në Paris ku ndodhej për një kontroll rutinë shëndetësor. Kamera e tij ka realizuar prodhimet kinematografike më të suksesshme para viteve 90-të si filmin “Dimri i fundit”, “Ballë për ballë”, “I teti në bronx”, “Mësonjtorja” apo “Flutura në kabinën time”. Terpinin, kritikët e kanë cilësuar gjithmonë si poetin e ekranit për mënyrën sesi kamera e tij arrinte të fokusonte detajet.