Bota

Ndalon avancimi i trupave Wagner, arrihet marrëveshja Prigozhin-Putin; ndërhyn Lukashenko

Udhëheqësi mercenar i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, ka dhënë urdhrin që të ndalohet avancimi i trupave të tij që po përparonin drejt kryeqytetit rus.

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka zhvilluar bisedime me Prigozhin, ndërsa ky i fundit ra dakord të ndalojë trupat e tij dhe të “de-përshkallëzojë situatën”, sipas Rossiya 24.

“Prigozhin pranoi propozimin e Lukashenkos për të ndaluar lëvizjen e Wagner në territorin rus dhe për hapat e mëtejshëm për të de-përshkallëzuar tensionin”, tha Rossiya 24, duke cituar shërbimin për shtyp të Lukashenkos.

Ai tha gjithashtu se ishte “e mundur për të gjetur një variant të pranueshëm të de-përshkallëzimit të situatës me garanci sigurie për luftëtarët e Wagner PMC”.

Rossiya 24 tha se biseda ishte rënë dakord me Putinin.

Kur mercenarët e Wagner kanë mbërritur “200 kilometra nga Moska”, kreu i grupit Prigozhin njofton tërheqjen.

Në një mesazh audio njofton se ka dhënë urdhër për kthimin e autokolonave në bazat e tij “për të shmangur gjakderdhjen”.

Njoftimi duket se konfirmon atë të bërë pak minuta më parë nga presidenti bjellorus Aleksander Lukashenko, sipas të cilit Prigozhin kishte rënë dakord të ndalonte avancimin e njerëzve të tij drejt Moskës.