Bota

Ndarja nga prindërit, specialistët e shëndetit mendor ngrejnë alarmin

Ndarja nga prindërit mund të shkaktojë dëm afatgjatë tek fëmijët e emigrantëve në Amerikë. Mjekët dhe punonjësit e shëndetit mendor janë të shqetësuar dhe kanë ngritur alarmin se disa prej të vegjëlve mund të vuajnë dëme të përhershme. Janë mbi 2 mijë fëmijë që vazhdojnë të jetojnë në kampe pa prindërit e tyre. Pamjet filmike të publikuara nga qeveria tregojnë të miturit që mbahen nëpër kafazë, por edhe në tenda dhe strehëza.