Celebrities Live From Tirana

“I neveritshëm…”/ Ish-konkurrenti i “Për’puthen” komenton sjelljen e Keijsit: Po deliron, donte ta puthte me zor Stelinën…

Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale.#lft është shoqëruesi ideal kur jeni në lëvizje, për të dëgjuar muzikë të mirë si edhe për të dëgjuar intervistat me protagonistët e ditës si dhe temat që zgjojnë debat.

I ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ishte Marko Musaj, ish-konkurrent i “Për’puthen”, për të komentuar banorët dhe dinamikat e “BBV” dhe jo vetëm. Lidhur me Keijsin dhe raportet e tij në “BBV”, ai u shpreh:

I neveritshëm.

E kam parë Keijsin në “Për’puthen”. Më pëlqenin si çift me Stelinën. Në “BBV” nuk më pëlqen Keijsi, arroganca që ka treguar, sjellja me Stelinën, donte ta puthte me zor. Ai po deliron.

Kujtojmë se Ina dhe Keijsi dhanë puthjen e parë të këtij sezoni në Big Brother Vip Albania. Pas një sërë dinamikash e ngjarjes, duke qenë në krye të vëmendjes çifti pranuan se kanë ndjenja për njëri-tjetrin. Ata shkëmbyen puthjen e tyre pas një debati me njëri tjetrin.