Benjamin Netanyahu i kërkoi Donald Trump ndërprerjen e fondeve për palestinezët, akt i finalizuar pak ditë më parë. Zbulimi u bë nga media amerikane “Axios”, që citon zyrtarë izraelitë. Kryeministri izraelit u ka thënë dy javë më parë zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë se mbështeste plotësisht ndalimin e financimeve, edhe pse nuk ishte konsultuar paraprakisht me shefat izraelitë të sigurisë. Zyra e Netanyahut nuk ka reaguar ende mbi këtë raport.