Gossip Showbiz

Ndërron jetë babai i Rihannës, Ronald Fenty!

Ronald Fenty, babai i këngëtares së famshme me origjinë nga Barbadosi, Rihanna, ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Los Angeles.

Lajmi është konfirmuar nga “Starcom Network News”, një stacion radiofonik në Barbados, vendlindja e superyllit të popit.

Shkaku zyrtar i vdekjes nuk është bërë publik, por mediat lokale raportojnë se ai ndërroi jetë pas një “sëmundjeje të shkurtër”.

Burime pranë familjes thanë për stacionin radiofonik se anëtarët e afërt janë mbledhur në Kaliforni për të nderuar jetën e tij dhe për të organizuar ceremonitë përkatëse.

Deri tani, Rihanna nuk ka reaguar publikisht për ndarjen nga jeta të babait të saj.

Megjithatë, “Page Six” publikoi disa foto që tregojnë vëllain e saj, Rajad Fenty, teksa mbërrin në “Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai” në Los Angeles të mërkurën, për të vizituar Ronaldin.

Dyshohet se edhe këngëtarja ndodhej në të njëjtën makinë, megjithëse nuk shihet në fotografitë e publikuara.

Ronald Fenty ka qenë një figurë e njohur për mediat ndër vite, për shkak të marrëdhënies së ndërlikuar me vajzën e tij të famshme. Pavarësisht sfidave, ata kishin rifilluar kontaktet në vitet e fundit.

Familja Fenty aktualisht po qëndron larg vëmendjes së publikut, në pritje të një reagimi zyrtar.