Music Showbiz

Rihanna rikthehet me këngë të re pas tetë vitesh?

Pas një pauze tetëvjeçare, Rihanna ka njoftuar publikimin e një kënge të re, duke ndezur menjëherë entuziazmin e fansave në mbarë botën. Kënga titullohet “Friend of Mine” dhe do të publikohet këtë të premte, shkruan “Daily Mail”.

Por gëzimi nuk zgjati shumë, pasi u bë e ditur se kënga është pjesë e kolonës zanore të filmit të animuar “Smurfs 2”, ku Rihanna huazon zërin për personazhin Smurfette.

Ky detaj solli një valë zhgënjimi në rrjetet sociale, pasi shumë fansa kishin shpresuar për një projekt nga albumi i shumëpritur, të cilin ata e quajnë “R9”.

Komentet e fansave nuk munguan:

Të gjithë u entuziazmuan kur panë lajmin… pastaj panë që ishte për “Smurfs

-shkroi një ndjekës.

Të tjerë shprehën hapur zhgënjimin, duke kërkuar rikthimin e muzikës së saj karakteristike si “What’s My Name”.

Sipas “Billboard”, “Friend of Mine” është një këngë me ritme dance dhe ndikime afrobeats, që përputhet me atmosferën e filmit të animuar.

Përveç Rihannës, në kastin e filmit përfshihen edhe aktorët John Goodman, Sandra Oh, James Corden dhe Nick Offerman.

Rihanna, e cila është në pritje të fëmijës së saj të tretë me partnerin A$AP Rocky, ka theksuar se shtatzënia nuk do ta ndalojë muzikalisht.

Në një intervistë për “Entertainment Tonight”, ajo tha me buzëqeshje:

Jo, ndoshta vetëm disa videoklipe. Mund të këndoj ende!

Ndërkohë, detajet për albumin e ri mbeten ende të pakta. Në një intervistë për “Harper’s BAZAAR”, Rihanna tregoi se ka kaluar vite në kërkim të drejtimit të duhur muzikor.

Ajo theksoi se albumi nuk do të jetë komercial, as i përshtatur për radio, por do të përfaqësojë aty ku ndodhet arti i saj sot.

Pas tetë vitesh larg muzikës, çdo gjë që publikoj duhet të ketë vlerë. Më mirë të presin edhe pak më shumë, sesa të zhgënjehen