Aktualitet

Ndërsa njerëzit në Tiranë votojnë, qytetari i pazakontë kërkon të shesë derrin e tij…

Pak minuta më parë një ngjarje e rëndë ka ndodhur në sheshin “Skënderbej”, pasi një qytetar është futur me makinë duke rrezikuar jetën e kalimtarëve aty pranë. Por sikur të mos mjaftonte kjo situatë e rëndë, një qytetar aspak i zakontë është shfaqur me derrin e varur në biçikletë, duke tentuar për ta shitur atë për 50 euro.

Ndërkaq, Policia bashkiake i është afruar duke i kërkuar që të largohet, por ai nuk ka pranuar duke debatuar me ta.

Rikujtojmë, se deri në orën 13:00, votuan 31.87% e qytetarëve me të drejtë vote sot në zgjedhjet parlamentare. Këto janë të dhënat më të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që i referohen raportimeve nga 65 qendra votimi nga gjithsej 5 mijë e 199.