Aktualitet

Ndërtimet pa leje te Rana e Hedhun, Prokuroria e Lezhës mbyll hetimet!

Prokuroria e Lezhës mbylli hetimet e dërgoi për gjykim dosjen penale në lidhje me ndërtimet pa leje në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku për këtë çështje janë marrë të pandehur 9 persona.

Për tre ish-drejtuesit e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Lezhë, Gentjan Malota, Artur Shabaku e Admir Maxhani, janë ngritur akuzat për “Shpërdorim detyre”.

Për të njëjtën akuzë do të përballen në gjykatë edhe dy ish-drejtuesit e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Kol Malaj e Flori Gjini, si dhe polici i zonës së Shëngjinit, Martin Ndoka.

Po ashtu, i pandehur është marrë ndërtuesi Pjetër Tuçi për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, si dhe dy inxhinierët e ndërtimit, Luiza Bala e Hekuran Xhina, për veprën penale “Falsifikim dokumentesh”.