Sektori i ndërtimit është në zgjerim të gjerë, të paktën referuar lejeve të ndërtimit. Instituti i Statistikave raportoi se vitin e kaluar, në të gjithë Shqipërinë u miratuan lejet e ndërtimit për 470 milionë euro investime për pallate, ndërtesa biznesi apo vepra inxhinierike. Kjo është shifra më e lartë në vend që nga viti 2011. Ndërkaq, krahasuar me 2017-n vlera e lejeve të miratuara të ndërtimit është rritur me 20.1%.