Tech Top Tech - News

Ndërtohen agjentët e Inteligjencës Artificiale! Qëllimi i tyre është vetëm një: Të mos lejojë AI të shkaktojë kaos në…

Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.

A e imagjinon dot një të ardhme ku çdo AI flet gjuhën e vet dhe asnjë nuk merret vesh me tjetrin? Po, tamam si printerat. Fix këtë skenar po përpiqen ta shmangin tani.
Ndërsa AI po kalon nga “chat që flet bukur” te agjentë që veprojnë realisht, industria po kupton diçka shumë vonë: nëse secili bën sistemin e vet të mbyllur, do përfundojmë në kaos. Prandaj hyn në skenë Linux Foundation, që sapo ka lançuar një iniciativë të re për të standardizuar epokën e AI agents.
Quhet Agentic AI Foundation dhe ideja është e thjeshtë: të mos e lëmë botën e agjentëve të shpërbëhet në 100 platforma që s’flasin me njëra-tjetrën. Në vend të “merre ose lëre” nga një kompani e vetme, synimi është një bazë e hapur ku gjithçka lidhet.
Mesazhi kryesor? E ardhmja e AI nuk do të jetë një kompani, një platformë, një mur i mbyllur. Do të jetë bashkëpunim, standarde të përbashkëta dhe sisteme që lidhen pa drama.
Qëllimi final është që agjentët e AI të jenë të parashikueshëm, të sigurt dhe të ndërlidhshëm, pavarësisht kush i ka ndërtuar. Më pak kohë duke rregulluar lidhjet, më shumë kohë duke ndërtuar gjëra që funksionojnë.