Aktualitet

Ndërtonin pa leje pranë bregdetit në Sarandë, 8 në pranga/Në kërkim pronarja!

Policia e Sarandës goditi një rast ndërtimi të paligjshëm në plazhe, duke çuar në pranga 8 punëtorë që po kryenin punime. Ndërkohë, në kërkim u shpall pronarja e tokës në një hapësirë plazhi, në lagjen nr.1.

Sipas bluve, u njoftuan shërbimet e IKMT-së, IMT-së e Policisë Bashkiake, të cilët po vijojnë punën për prishjen e ndërtimeve.

Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve në terren, me prioritet zonat bregdetare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë konstatuan se në një objekt (i përbërë nga disa struktura, një pjesë e tyre, në ujë) në një hapësirë plazhi, në lagjen nr. 1, kryheshin punime ndërtimi, të paligjshme.

Gjatë ndërhyrjes, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasit:

K.R., 25 vjeç, E. S., 41 vjeç dhe O. C., 32 vjeç, të tre banues në Sarandë;

B.R., 48 vjeç, banues në Delvinë;

E.R., 41 vjeç, banues në Lushnjë;

O.B., 47 vjeç, banues në Tiranë;

E.K., 42 vjeç, banues në Lezhë;

Y.D., 33 vjeç, banues në Mat.

Gjithashtu, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasja që posedon hapësirën e plazhit, A. B.., për llogari të së cilës dyshohet se kryheshin punimet. Punohet për kapjen e kësaj shtetaseje.

Shërbimet e Policisë, pas kryerjes së veprimeve procedurale, kanë njoftuar shërbimet e IKMT-së, IMT-së dhe Policisë Bashkiake, të cilat aktualisht po vijojnë me prishjen e ndërtimeve.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.