Gjykatësit europianë dolën në përfundimin se Lituania dhe Rumania kanë shkelur të drejtat e dy të dyshuarve si terroristë të Al Kaedes, pasi lejuan që CIA t’i torturonte. Gjykata Europiane e të drejtave të njeriut deklaroi se si Lituania, ashtu dhe Rumania kanë shkelur ligjet europiane e duhet t’i paguajnë secilit prej te dyshuarve 100.000 euro dëmshpërblim për trajtimin çnjerëzor, që ata kanë pësuar.