Engjëll Agaçi është tërhequr nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave.
Këtë vendim ai e dha në mbledhjen e sotme të ministrave, teksa mësohet se ky vendim ka ardhur për arsye shëndetësore.
Në vendin e tij do të vijë zëvendësja Elsonida Rama.
Po ashtu, ndryshime janë bërë edhe në drejtimin e kabinetit të Kryeministrit. Vilma Guri është emëruar shefe e kabinetit, duke zëvendësuar Vali Bizhgën në këtë detyrë.
Engjëll Agaçi largohet nga detyra pas plot 13 vitesh.
Zëvendësuesja e tij, Elsonida Rama, aktualisht mban pozicionin e drejtoreshës së Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, si dhe është përfshirë në grupin e punës për hartimin e Kodit të ri Penal.
Më herët, Rama ka punuar gjithashtu në Kryeministri te drejtoria Juridike.
Prezantimi i saj para ministrave është bërë në mbledhjen e sotme.