Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, Alban Dokushi është paraqitur në SPAK mesditën e sotme (18 Mars).
Alban Dokushi mësohet se është thirrur për t’u marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm për çështjen “Veliaj”, raportojnë mediat.
Ai është njeriu më i afërt i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës dhe e ka shoqëruar Erion Veliaj në SPAK kur është thirrur për t’u marrë në pyetje, para se të prangosej.
Gjithashtu Alban Dokushi është i pari që ka vizituar kryebashkiakun Veliaj në qelitë e paraburgimit tek Blloku i Sigurisë tek Mine Peza, pas arrestimit të tij më 10 Shkurt.
Zyrtari i Bashkisë e takoi Veliaj një ditë pas prangoses dhe shihej duke mbajtur në duar disa dokumente dhe librin “The Black Swan”, të cilin mesa duket ia dërgoi kryebashkiakut për ta lexuar në paraburgim.
Gjithashtu, Alban Dokushi mbante në duar edhe disa dokumente.