Sport

Ndryshon axhenda e supersfidës në Kategorinë e Parë, zbulohet arsyeja dhe dita kur do të zhvillohet!

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Kastriotit e vlefshme për raundin e 20-të të Kategorisë së Parë nuk do të zhvillohet të shtunën.

Mësohet se për shkak të përkeqësimit të motit të shtunën në Juglindje, dueli do të luhet të premten në orën 13:30.

Shefi i garave në FSHF, Marjus Sulejmani konfirmon për se për shkak të reshjeve të dëborës që priten të shtunën është vendosur që kjo ndeshje të spostohet një ditë më shpejt.

Të dyja skuadrat kërkojnë fitoren në këtë sfidë që pritet të jetë tepër e luftuar.