Bota

Ndryshon moti në Londër, rekord ditësh të nxehta

Ndërsa këto ditë qershori në Shqipëri u rikthyen shirat, Anglia po përjeton ditën më të nxehtë të vitit. Në disa pjesë të jugut, termometri shënon 33 Gradë Celsius, më ngrohtë se në Rio de Zhaneiro të Brazilit. Në disa zona të vendit pati dhe zjarre, që u arrit të viheshin nën kontroll, gjatë natës. Në Edinburgh, trotuaret nisën të plasariteshin, për shkak të motit të nxehtë.