Aktualitet

Në 4 vite, 21 milionë turistë. Të huajt: Në Shqipëri rikthehemi për shkak të çmimeve!

Shtetasit e huaj që vizitojnë Shqipërinë, referuar të dhënave të Institutit të Statistikave për vitin 2018, qëndrojnë mesatarisht 4 netë, kryesisht në hotele, dhe udhëtojnë me makinat e tyre private. Shpenzimet ditore shkojnë mesatarisht në 52 euro. Ndërkohë që turistët besnikë që zgjedhin vendin tonë për të pushuar mbeten kosovarët, por edhe hyrjet e shtetasve të huaj nga rajoni i Europës janë rritur përgjatë 2018-s. Ata thonë se rikthehen në Shqipëri kryesisht për shkak të çmimeve të lira. Për 5 vjet, nga 2014 deri në 2018, numri i turistëve me netë qëndrimi është rreth 21 milionë, duke u rritur me 10.7% gjatë 2018-s. Ndërsa numri i turistëve ditorë në këtë hark kohor shënon 1.7 milionë.