Në Australi ka nisur gara prestigjioze e makinave me energji diellore, Bridgestone World Solar Challenge 2025, ku marrin pjesë 34 ekipe nga mbarë bota. Gara përfshin një itinerar prej 3,000 kilometrash që shtrihet nga Darwin deri në Adelaide. Qindra qytetarë dolën për të përshëndetur makinat në nisjen e tyre, duke krijuar një atmosferë festive.

Pjesëmarrësit garojnë me automjete të ndërtuara posaçërisht për të funksionuar vetëm me energji diellore, duke demonstruar inovacionin dhe teknologjinë e qëndrueshme. Sipas organizatorëve, makinat e para pritet të mbërrijnë në Adelaide më 28 gusht, ndërsa gara do të mbyllet më 31 gusht. Kjo sfidë vlerësohet si një nga garat më të rëndësishme në botë për promovimin e transportit ekologjik.
Pavarësisht ngadalësimit të kërkesës për automjete elektrike, gjiganti gjerman i automobilave Volkswagen deklaroi se vazhdon të investojë në parqet e energjisë së erës dhe diellore në Evropë. “Përveç shitjeve të vazhdueshme të modeleve ID, ne planifikojmë të zgjerojmë më tej angazhimin tonë për energjitë e rinovueshme çdo vit”-ka thënë Andreas Walingen, kryestrategu i markës kryesore VW, duke iu referuar linjës EV të kompanisë. Volkswagen nuk dha detaje të projekteve të reja apo objektivave specifike të zgjerimit.