Magazine Showbiz

Në çfarë gaboi biznesi i Meghan Markle që irritoi fansat?

Biznesi rreth stilit të jetesës dhe ushqimeve së Meghan Markle, “As Ever”, pati një nisje mbresëlënëse, por shpejt u përball me një problem teknik që shkaktoi pakënaqësi tek klientët.

Pas lançimit shumë të pritur, produktet si reçelrat, përzierjet e çajit dhe mjaltin me lule të egra u shitën brenda një ore.

Megjithatë, faqja nuk u përditësua në kohë reale, duke bërë që disa klientë të porosisnin produktin më të kërkuar – mjaltin me botim të kufizuar prej 28 dollarësh – edhe pse ai ishte tashmë jashtë stokut.

Në reagim ndaj situatës, kompania “As Ever” u dërgoi një email falje klientëve të prekur, duke sqaruar problemin teknik dhe duke u ofruar një zëvendësim me një produkt tjetër.

Për më tepër, Meghan Markle u përfshi vetë në këtë ndërhyrje, duke shtuar një mesazh personal në email dhe duke u premtuar klientëve se artikulli i ardhshëm me botim të kufizuar do t’u dërgohej falas “si dhuratë nga unë”.

Markle theksoi se ekipi i saj kishte punuar me përkushtim për të siguruar një përvojë pa probleme dhe shprehu keqardhje që situata doli jashtë kontrollit.

Pavarësisht incidentit, interesi i lartë për markën tregon pritshmëri pozitive për të ardhmen e “As Ever”.