OpenAI ka njoftuar se nga sot do të mund të flisni me vetë Santa Claus në ChatGPT përmes Voice Mode. Me të mund të flisni për çdo gjë, të zbuloni se si është jeta në Polin e Veriut, të ndani me të listën e dëshirave dhe dhuratave, mund të mësoni më shumë për drerët e tij apo udhëtimin tinëzar në festat e fundvitit.
Santa Claus do ju përgjigjet në kohë reale me zërin e tij karakteristik. Për të filluar një bisedë me Santa Claus, thjesht klikoni në ikonën e borës brenda ChatGPT për të hapur përzgjedhësin e zërit dhe zgjidhni “Santa Claus” për të filluar një bisedë.
Sa për informacion, për të gjithë ata që e përdorin këtë platformë për punë apo për të komunikuar me Babadimrin, asnjë e dhënë nuk do të ruhet apo të memorizohet. Kështu që mund ta përdorni pa frikë.
Ndërkaq, John Roche-Kelly, një drejtues i cili kishte dalë në pension dy vjet më parë, mori një rol të papritur, duke luajtur rolin e babagjyshit të Vitit të Ri. Roche-Kelly, 71 vjeç, është pjesë e një grupi burrash të moshuar të cilët, kur dalin në pension, kuptojnë se mund të bëjnë disa para shtesë, duke marrë rolin e babagjyshit të Vitit të Ri. Roche tha se:
Përvoja për t’u sjellë gëzim festiv të vegjëlve në mbarë vendin ka qenë magjike. Ndonjëherë fëmijët pushtohen nga frika kur takojnë Babagjyshin. Në këtë botë të turbullt, një fëmijë që ulet dhe sheh sytë e Babagjyshit,duke shijuar momentin, është gëzim.