Celebrities Gossip Showbiz

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Bebe Rexha publikon një video me mesazh të fortë!

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka festuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas në mënyrën e saj unike, duke publikuar një video në rrjetin social TikTok, ku shfaqet në një transformim nga pamja natyrale, pa grim, në një dukje me make up. Interpretuesja e hitit “Meant to Be” ka dashur t’u përcjellë ndjekësve të saj mesazhin se një grua është e bukur në çdo formë, qoftë me apo pa make up.

Në videon e publikuar, Bebe fillimisht shfaqet me një pamje krejt natyrale, duke treguar se bukuria nuk varet nga standardet e vendosura nga industria e modës apo e grimit. Më pas, ajo transformohet, duke realizuar një look të kuruar, por pa e humbur natyrshmërinë dhe vetëbesimin që e karakterizon.

@beberexha

Did my own hair and makeup last nightttt ♥️ #makeup #heartbroken

♬ original sound – meanfx

Ky gjest i saj është vlerësuar nga fansat dhe ndjekësit, të cilët e kanë përgëzuar për mesazhin pozitiv dhe për përpjekjet e saj për të fuqizuar gratë duke i inkurajuar të ndihen të bukura dhe të sigurta me veten, pa u ndikuar nga pritshmëritë e jashtme. Rexha vazhdon të jetë një nga artistet më me ndikim në muzikën pop botërore, jo vetëm për talentin e saj, por edhe për mesazhet frymëzuese që përcjell për vetëbesimin, pranimin e vetes dhe fuqizimin e grave në industrinë e muzikës dhe më gjerë.

Këngëtarja ka arritur një tjetër moment historik në karrierën e saj si kantautore, duke u bërë një nga artistet me dy këngë të certifikuara si “Diamond” në Shtetet e Bashkuara. Lajmi u shpërnda nga një faqe e fansave të saj në platformën X, duke theksuar që këngët “Meant To Be” dhe “The Monster” kanë kaluar shifrën prej 10 milionë shitjeve secila, duke i dhënë asaj një tjetër njohje prestigjioze si tekstshkruese. Kjo arritje e jashtëzakonshme u shpërnda edhe nga vetë Bebe Rexha në InstaStory, ku ajo postoi njoftimin: “Nuk do ta besoja kurrë që do të shkruaja dy këngë të certifikuara Diamond”.